Sh.F.M.U. "Shotë Galica" Runik

Ballina
Mësimdhënësit
Historiku


"HISTORIKU I SHKOLLËS FILLORE “Shotë Galica" Runik

Në qendër të fshatit Runik, buzë rrugës magjistrale Mitrovicë-Pejë, bie në sy ndërtesa moderne e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët (SHFMU) Shotë Galica.

Sipas të dhënave nga njerëzit e moshuar shkolla jonë e filloi punën në vitin 1926. Asokohe mësimi mbahej në dhoma të vogla dhe jo në gjuhën shqipe.

Në vitin 1939 filloi mësimi në gjuhën shqipe, dhe mësuesi i parë i shkollës ishte Vasil Vasili nga Vlora e Shqipërisë.

Pas luftës se Dytë Botërore, numri i nxënësve rritet në 70 nxënës ku mësues ishin Ramiz Baraku dhe Rrahim Gashi.

Drejtor i parë shqiptarë ishte Hasan Sejdiu nga viti 1967-1973

Rrustem Sejdiu 1973-1976 dhe 1994-2003

Maksut Bekaj: 1976-1978

Ajet Kajtazi: 1978-1986

Bajram Shala: 1986-1994

Bahri Sejdiu: 2003-2009 klikoni këtu

Merita Dervishi: 2009-2014 klikoni këtu

Rrahim Dervishaj nga viti 2014 është drejtor shkolle klikoni këtu

Ndersa sekretar ishin: Rasim Rushiti 1970-1974

Tafil Prokshi: 1975-2013

Pedagog në këtë shkollë deri në Maj 2023 ishte Vllaznim Bimbashi klikoni këtu

Në vitin 2011, përfundoi ndërtimi i objektit të ri me një sipërfaqe rreth 4.000 m2. Falë këtij investimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, kjo shkollë tani ka hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin procesit cilësor të arsimit në përputhje me kërkesat e sotme.

Po ashtu, shkolla ka edhe hapësirë të mjaftueshme për kabinetet e ndryshme.

Për të ditur më shumë rreth fshatit Runik shikojeni videon klikoni Këtu

Për te parë një dokumentar për Shotë Galicen klikoni këtu

Për te parë dramen "Gërshetat e Shotë Galices" klikoni Këtu